Bota

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen për Brexitin

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian, duke hapur rrugën për Brexit të premten.

Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.

Përveç votimit, është dëgjuar edhe një këngë tradicionale skoceze për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.