Shkurt.ch
Parlamenti i St. Gallenit voton për ndalimin e mbulesës-së fytyrës
Por, me këtë ende nuk është përfundimtar vendimi për ndalimin e mbulesës. Parlamenti do të votojë për të dytën herë në muajin nëntor lidhur me këtë çështje
Këshilli (Parlamenti) i Kantonit të St. Gallenit ka miratuar me shumicash (59 kundreejt 54) në leximin e parë qëndrimin për ndalimin e mbulesës religjioze islamike të grave. Vendimi do të vlejë vetëm për “personat e mbuluar të cilët e kërcënojnë ose rrezikojnë sigurinë publike apo paqen religjioze dhe shoqërore”, thuhet në tekstin përkatës, shkruan sda.ch.
Por, me këtë ende nuk është përfundimtar vendimi për ndalimin e mbulesës. Parlamenti do të votojë për të dytën herë në muajin nëntor lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, Qeveria e Kantonit është shprehur kundër ndalimit të mbulesës, transmeton albinfo.ch. Ajo ka propozuar, në vend të kësaj, që personat në rastet e kontaktit me autoritetet të heqin mbulesën që pengon të shihet fytyra.
Por, një gjë e tillë për iniciatorët e mocionit, partinë SVP, është shumë e pamjaftueshme në krahasim me qëllimin që ata kanë pasur. Kësaj partie, në votim i është bashkuar edhe CVP-ja. Kundër kanë qenë deputetët e FDP-së, GLP-së, SP-së dhe të Gjelbrit, përcjell albinfo.ch. Ata e kanë quajtur këtë ndalesë si një gjest me peshë thjesht simbolike, që nuk mund të jetësohet në praktikë
Në Zvicër deri më tash vetëm Kantoni i Tiçinos e ka ndaluar mbulesën e plotë islame të grave (burka). Në nivel federal së voni është pranuar për votim popullor iniciativa e grupimit rreth deputetit nacional të SVP, Walter Wobmann për një ndalim të tillë. Në Dhomën e Kantoneve po kjo iniciativë kishte dështuar ndërsa në atë nacionale ishte votuar me një shumicë të ngushtë.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës