Tematike
Dhoma Nacionale e voton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2023
Të enjten, Dhoma Nacionale ka miratuar me numër bindës votash propozimin përkatës. Ishin 108 vota pro, 48 kundër dhe 30 abstenime
Këshilli Federal (qeveria) dhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicres dëshirojnë të zgjasin misionin ushtarak zviceran për tre vjet dhe të rrisin numrin maksimal. Sipas tyre, situata e sigurisë ënë Kosovë është ende e tensionuar, shkruan srf.ch
Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Siç konstaton Këshilli Federal, situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar, transmeton albinfo.ch.
Prandaj ai dëshiron të zgjasë misionin Swisscoy të ushtrisë zvicerane në Kosovë deri në fund të vitit 2023 dhe për kthejë përsëri numrin maksimal, prej 195 ushtarësh.
Ashtu si më parë, në rast të një kërcënimi në rritje, kontigjenti mund të rritet për 20 persona që do të shërbenin në një maksimum prej katër muajsh.
Të enjten, Dhoma Nacionale ka miratuar me numër bindës votash propozimin përkatës. Ishin 108 vota pro, 48 kundër dhe 30 abstenime, përcjell albinfo.ch. Kjo dhomë, me këtë veprim ka ndjekur rekomandimet e komisionit të saj për politikë të jashtme dhe siguri.
Shumica besojnë se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë ende kërkon praninë e Kfor-it dhe për këtë arsye shfrytëzimi i Swisscoy është ende i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Kjo, për faktin Kosova nuk është ende e aftë për të garantuar sigurinë më vete, përcjell albinfo.ch. Në dritën e tensioneve të vazhdueshme në terren, mbështetësit gjithashtu e konsiderojnë të arsyeshme t’i japin Këshillit Federal kompetencën për të rritur kuotën.
Kundër: Vetëm SVP dhe të gjelbrit
Të Gjelbrit dhe SVP janë ndër kundërshtarë të vazhdimit të misionit. “Kosovës i duhet mbështetje për të ndërtuar struktura demokratike dhe jo armë” ka thënë deputetja nacionale e Partisë së Gjelbër, Marionna Schlatter. “Ky mision që pop zgjat shumë, e bën Kosovën të varur nga ushtria zvicerane”.
Ndërsa SVP argumenton kundërshtimin e saj duke thënë se Zvicra është një vend neutral. “Ushtria jonë nuk ka asnjë punë jashtë vendit”, ka thënë Erich Hess, deputet i SVP-së në Parlament.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













