Tematike
Partia Demokristiane e Zvicrës, CVP, heq shkronjën “C” nga emri i saj i ri
Debati është përqendruar në faktin nëse CVP po hiqte dorë nga identiteti i saj dhe nëse kishte qëndrim të qartë rreth heqjes dorë nga elementi "i krishter" (shkronja C)
Partia Popullore Demokristiane e Zvicrës (CVP) tani e tutje do të quhet “Die Mitte” (Mesi ose Qendra). Delegatët kanë miratuar riemërtimin të shtunën. Me emrin e ri, partia dëshiron të fitojë mbi grupe të reja votuesish jashtë vatrës së saj tradicionale katolike, shkruan 20minuten.ch.
383 fletë votimi janë shpërndarë në 13 vendet e asamblesë së decentralizuar të delegatëve, dy të tretat e nevojshme për ndryshimin e statutit ishin 256 vota, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, emri i ri i partisë “Die Mitte” u miratua me 325 kundër dhe 57 vota. Një votë ishte e zbrazët.
Debati është përqendruar në faktin nëse CVP po hiqte dorë nga identiteti i saj dhe nëse kishte qëndrim të qartë rreth heqjes dorë nga elementi “i krishter” (shkronja C). As njëra, as tjetra, kanë thënë mbështetësit e “Die Mitte”.
ADN-ja e CVP-së është në parti, jo në paketim, ka thënë një delegat nga Aargau, përcjell albinfo.ch. Ajo do të vazhdojë të mbrojë vlerat e krishtera, por emri i ri është një mundësi, është shprehur një delegate nga Vaud.
C-ja në emrin e partisë u përshkrua nga shumë delegatë si një pengesë për zgjerim, përcjell albinfo.ch. Një delegate nga Lucerni, ka thënë se C-ja e menduar si shenjë për përkatësinë katolike është perceptuar si shenjë për prapambetje. Me emrin e ri, partia mund të “kalojë në mes”.
Partia “Die Mitte” është ndërtuar dhe ka ndryshuar emrin edhe falë shkrirjes në një subjekt të përbashkët me partinë e vogël, gjithashtu pjesë e parlamentit federal, BDP (Partia Demokratike e Djathtë).
Kjo e fundit disa vite më parë kishte dalë më vete si fraksion i partisë SVP.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve














