Kosova
Partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës gjatë 2022-ës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre, ishin partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës gjatë vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Kështu thuhet në të dhënat e Doganës së Kosovës, të përpunuara nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se këto dy vendet përbëjnë me nga rreth 15 për qind të fuqisë tregtare të vendit tonë.
Sipas të dhënave, pas SHBA-së me 131.1 milionë euro, vjen Maqedonia e Veriut me 117.8 milionë euro apo 13.6 për qind të eksporteve, ndjekur nga Shqipëria me 110.7 milionë euro apo 11.59 për qind, Gjermania me 81.9 milionë euro apo 9.43 për qind, përcjell Telegrafi.
Zvicra me 64.3 milionë euro apo 7.4 për qind, Serbia me 60.7 milionë euro apo 6.98 për qind, Italia me 40.3 milionë euro apo 4.95 për qind, Mali i Zi me 37.8 për qind, ndërsa Sllovenia dhe Turqia përbëjnë 3.42 për qind, përkatësisht 2.72 për qind të të gjithë vlerës së eksporteve.
Për sa u përket importeve, pjesëmarrja e Turqisë në bilancin tregtar është 14.98 për qind, apo 839.2 milionë euro, pasuar nga Gjermania me 605.2 milionë euro, apo 10.8 për qind, Kina me 545.6 milionë euro, apo 9.74 për qind, Serbia me 371.6 milionë euro, apo 6.63 për qind, Greqia me 5.49 për qind.
Maqedonia e Veriut me 281.2 milionë euro apo 5.02 për qind, Italia me 271.4 milionë euro apo 4.84 për qind, Shqipëria me 255.3 milionë euro apo 4.56 për qind, Sllovenia me 243.7 milionë euro apo 4.35 për qind dhe Arabia Saudite me 86.2 milionë euro apo 3.88 për qind të fuqisë tregtare për import.
Dogana e Kosovës thotë se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro, apo 11.23 për qind më shumë.
Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro, apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.
Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 për qind më shumë se në vitin 2021, ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













