CH-Ballkani
Pas 19 vjetësh, kërkohet drejtësi për Masakrën e Reçakut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe se hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot
Gati dy dekada pas masakrës së Reçakut, njërës nga tragjeditë më të mëdha në Kosovë të shkaktuara nga forcat serbe, autoritetet vendore kanë theksuar nevojën që drejtësia të vihet në vend ata që e bënë këtë gjenocid ndaj civilëve shqiptarë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe se hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.
Presidenti tha se në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, ndërsa tha se mëngjesi i 15 janarit 1999 ishte i rëndë për tërë Kosovën.
“Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë. Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare. Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni”, tha ai..
Presidenti tha se do të jenë në lartësi të përgjegjësive institucionale që sa më parë ta heqin izolimin për qytetarët.
Ai vlerësoi lart edhe ish ambasadorin e OKB-së, William Walker për të cilin tha se emërtimi i krimit me emërimin e vërtet ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar familjarëve të të vrarëve tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.
“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se janari është muaji i rënieve të mëdha dhe i dhimbjeve të mëdha.
Veseli ka thënë se edhe pse pas 1 muaji festohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, sipas tij një gjë duhet të mbahet mend se Beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar.
“Ky është turp për drejtësinë ndërkombëtare, mosndëshkimi i kriminelëve po tregohet tepër inkurajues për ta për tu kthyer prapë në vendin e krimit. Së fundi njëri prej tyre, lëshoj edhe disa kërcënime duke thënë se po ndërtojnë edhe sisteme raketore me rreze veprimi që kapin gjithë territorin e Kosovës dhe prapë bashkësia ndërkombëtare qëndron e heshtur. Le të kërcënojnë sa të donë, një gjë duhet ta mbajmë mend secili, kurrë më Serbia nuk ka për t’u kthyer në Kosovë”, deklaroi Veseli transmeton kosovapress.
I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte edhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka mbajtur një fjalim duke thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë.
Walker, më tej një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël, ia ka dhuruar presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.
“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa e një nga të rënëve erdhi dhe më dha një dhuratë të vogël të bukur, më dhuroj një lule. Dhe me lejen tuaj këtë lule dua të ja pasoj presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim që ai ta mbajnë në një libër në zyrën e tij dhe që gjithmonë të përkujtohen të rënët e masakrës së Reçakut”, tha ai.
Ndryshe, më 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe të Millosheviqit vranë në mënyrën me çnjerëzore 45 persona, pleq e të ri nga ky fshat. Pas kësaj masakre, forcat ndërkombëtare u organizuan dhe 6 muaj më vonë e detyruan Serbinë të largohet nga Kosova, duke lënë pas më shumë se 10 mijë të civilë të vrarë.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













