Kosova
Pas Biden, sot Këshilli i Ambasadorëve i çon letër QUINT-it për situatën e fundit në Kosovë
Drejtori për çështjet e Rajonit dhe Diasporën në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve, Flamur Gashi, ka bërë të ditur se ky bord ia ka nisur një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, për situatën e fundit në Kosovë. Kjo ndodhi dje.
Ai tha se pas një vizite pune në Kosovë, ku u takuan me personalitete të larta të vendit, kanë mbledhur fakte dhe informacione që kanë të bëjnë me situatën në veri të Kosovës.
“Kemi vlerësuar se është koha e fundit që t’i drejtohemi me një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, por edhe sekretarit Blinken”.
“Po ashtu, sot do t’i dërgojmë një letër tjetër me të dhëna edhe më të gjëra, përfaqësuesve më të lartë të QUINT-it, por edhe anëtarëve të tjerë të BE-së”, është shprehur Gashi.
Tutje, ai tha se shpreson që letra të merret parasysh nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe se pret që ai të ketë një reflektim për situatën në Kosovë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











