Lajme
Pas dy muajve, Jahjaga angazhohet për tejkalimin e krizës
Presidentja e Kosovës ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e partive opozitare për të gjet një zgjidhje që zhbllokon punën e Kuvendit të Kosovës
Presidentja Atifete Jahjaga pas dy muajve indiference, ka vendosur që të inkuadrohet në procesin e zgjidhjes së krizës politike e institucionale në Kosovë. Ajo ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e partive opozitare për të gjet një zgjidhje që zhbllokon punën e Kuvendit të Kosovës.
Ajo këtë vendim e ka marrë pas takimeve që ka zhvilluar me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
“Mandati im është që të garantoj funksionimin e institucioneve. Tashmë ftesat për subjektet politike u janë drejtuar fillimisht në takime të ndara e pastaj me mirëkuptim në një tryezë të përbashkët”, ka thënë Jahjaga.
Veprimet e dhunshme dhe diskursi si në institucione dhe jashtë tyre të ditëve të fundit, sipas saj, janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik në Republikën e Kosovës.
“Mandati im si Presidente e vendit është të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shërbej si faktor uniteti, dhe mbi këtë bazë e ftoj spektrin politik parlamentar të Kosovës që të pranojnë këtë ftesë për dialog për mospajtimet në këto javët e fundit”, thuhet në letrën e presidentes.
Jahjaga kërkon nga partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre t’i përgjigjen ftesës dhe të tregojnë vullnet që bashkërisht të gjejmë gjuhë të përbashkët për daljen nga kjo gjendje.
“Tash më shumë se kurrë është momenti t’ua dëshmojmë të gjithë qytetarëve që na e kanë besuar udhëheqjen e këtij shteti se dëshira e tyre për të jetuar në paqe, të kenë një ardhmëri të sigurt për ta e për brezat e ardhshëm nuk është premtim që zbehet përballë sfidës së parë, por udhërrëfyes, obligim, besë e dhënë se dallimet tona, të çfarëdo natyre, i tejkalojmë në tryezë, duke biseduar, duke gjetur zgjidhje bashkërisht dhe duke marrë përgjegjësi për to”, thotë ajo.
Ndryshe ka më shumë se dy muaj, që Kuvendi i Kosovës është jashtë funksionimit. Është opozita ajo që ka bllokuar punën e Kuvendit, në shenjë pakënaqësie me dy marrëveshjet e fundit që ka nënshkruar kryeministri Isa Mustafa, njërën me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe tjetrën për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Opozita po kërkon zhbërjen e këtyre marrëveshjeve.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
SNB: UBS mund të përballojë humbjet në një krizë -
Roche pretendon sukses në provën klinike për ilaçin kundër kancerit të mushkërive -
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër













