Autotech
Pas tetë vjetësh, Chrome ndryshon ikonën
Për herë të parë pas tetë vjetësh do të ndryshohet ikona e kërkuesit Google Chrome.
Google vendosi që këtë vit gjithçka të modernizohet, dhe gjëja e parë çfarë po bën është ndryshimi i ikonës së Google Chrome.
Logoja origjinale e Chrome u shfaq në vitin 2008 dhe ishte në formatin 2D, e në vitin 2011 e ndërroi në 3D, kurse më 2014 modernizoi ikonën për herë të fundit dhe për tetë vjet qëndroi e pandryshuar.
Google gjithashtu dëshiron që në çdo sistem operativ ikona për Chrome të duket e njëjtë – pasi që ka dallim në Windows, macOS dhe ChromeOS.
Nga sot ka filluar azhurnimi dhe ngadalë njerëzit do të kenë ikonën e re, e gjatë dy muajve të ardhshëm të gjithë përdoruesit në të gjitha platformat do të kenë pamje të re të ikonës së Chrome.
E në fund të marsit do të lansohet Chrome 100, ku do të përfshijë ridizajnimin dhe azhurnimin e këtij lloji.
Some of you might have noticed a new icon in Chrome’s Canary update today. Yes! we’re refreshing Chrome’s brand icons for the first time in 8 years. The new icons will start to appear across your devices soon. pic.twitter.com/aaaRRzFLI1
— Elvin 🌈 (@elvin_not_11) February 4, 2022
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












