Lajme
Pasaporta e Kosovës e njëjtë me atë të Koresë së Veriut
Kosova renditet në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut, duke marrë parasysh se qytetarët e të dy vendeve mund të udhëtojnë në 41 vende pa viza
Bazuar në ranglistën e pasaportave botërore, pasaporta e Kosovës llogaritet në vendin e 85-të me të cilën mund të lëvizet lirshëm vetëm në 41 vende të botës. Pasaporta kosovare radhitet në të njëjtin vend me Republikën e Koresë së Veriut, që drejtohet nga diktatori Kim Jong Un.
Sipas një artikulli të publikuar kohëve të fundit në Forumin Botëror Ekonomik të Internetit, pasaporta e Kosovës renditet si e 85-ta në klasifikimin e pasaportave më të “fuqishme” botrore. Kosova përveç me Korenë e Veriut, renditet poshtë shumë shteteve afrikane si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi, raporton RTK.
Ndërsa vendet e rajonit janë renditur si më poshtë: Shqipëria (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje dhe Hercegovina (98). Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit mund t’i vizitojnë 158 vende, pa pasur nevojë për të aplikuar për vizë.
Britania e Madhe renditet në vendin e dyte së bashku me Francën, Spanjën, Zvicrën dhe Finlandën.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













