CH-Ballkani
Pasojat e tërmetit të fundit
Për shkak të dëmtimeve dhjetëra familje kanë kaluar natën jashtë
Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili tronditi Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës.
Mësohet se janë dëmtuar rreth 235 banesa në të gjithë qarkun. Ndërsa më e prekur nga pasojat e lëkundjeve të forta raportohet të jetë Bashkia e Matit, shkruajnë mediat shqiptare.
Në Mat rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë Shqipërinë e mesme, por më të prekura ishin Mati, Klosi e Dibra, përcjell albinfo.ch.
Sakaq, mësohet se më e dëmtuar është njësia administrative Macukull, ku pritet të mbërrijë dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Për shkak të dëmtimeve dhjetëra familje kanë kaluar natën jashtë.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë ka regjistruar të paktën 10 tërmete gjatë natës, nga ora 22:40 deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km.
Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.
Gjithashtu lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe gjatë pasdites së djeshme pas tërmetit më të fuqishëm që u regjistrua po në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 të 11 gushtit.
Nëntë lëkundje kanë pasur epiqendrën në Bulqizë, ndërsa një që është shënuar në orën 03:28 të 12 gushtit ka qenë në Borsh.
Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë për Ora News paralajmëroi se tërmeti i pasdites së djeshme që dëmtoi 60 banesa në Dibër do të shoqërohej më pas me lëkundje.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit