Kosova
PDK prezanton Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të Kosovës
Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar Bedri Hamzën, si kandidat për Kryeministër të Kosovës.
“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, Hamza shprehet se është nder të nominohet për kandidim, derisa shton se është përgjegjësi.
“Kosova si një vend me potencial ka nevojë dhe mundësi për një rritje më të përshpejtuar ekonomike. Si një njeri me përvojë të gjatë institucione në funksione të ndryshme dhe duke njohur nga afër Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, sektorin privat dhe sektorin publik në komunë, në ministri, në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. Kam një pasqyrë të qartë të së kaluarës, të tashmes dhe një vizion për të ardhmen e vendit tonë. Jam i vendosur të kontribuoj në avancimin dhe zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat”, u shpreh ai.
Opozita në Kosovë ka intensifikuar përpjekjet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Deri më tani ka vetëm një rezolutë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit aktual, Albin Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Bedri Hamza është aktualisht kryetar i Mitrovicës së Jugut. Më parë ka mbajtur pozitën edhe të Ministrit të Financave, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














