Maqedonia
PE-ja kërkoi fillim të negociatave me Maqedoninë në qershor 2019
Shumica e eurodeputetëve të Parlamentit Evropian në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kërkuan fillim të negociatave në qershor të vitit 2019 për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por rikujtuan se vendi duhet të vazhdojë me temp të njëjtë të reformave.
Raportuesi Ivo Vajgëll, por edhe eurodeputetë të tjerë rikujtuan se jo vetëm Maqedonia, por edhe Bashkimi Evropian duhet t’i plotësojë premtimet e veta në procesin eurointegrues, shkruan Albinfo.ch
Ai si shumica e tjerëve e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës. Komisari Johanes Han theksoi se Maqedonia është kthyer në rrugën euroatlantike dhe i përshëndeti ndryshimet kushtetuese, duke thënë se ato janë hap i guximshëm që pret të vazhdojnë pa shtyrje. Përkrahje për Maqedoninë dhanë edhe shumë përfaqësues të tjerë, por nuk munguan as kritikat për Hungarinë në lidhje me ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












