Lajme
Pensionet zvicerane pritet të pësojnë rënie të madhe
Në vitin 2010, të pensionuarit mund të merrnin 57 për qindëshin e rrogës së tyre të fundit. Ndërsa në vitin 2025, do të mund të marrin vetëm 46 për qind të saj
Sipas një studimi që ka prezantuar të mërkurën Banka Credit Suisse, të realizuar nga ekspertët e fondeve pensionale, pensionet e zviceranëve po shkojnë duke u zvogëluar me të shpejtë.
Siç dihet, sistemi i sigurimit profesional ndodhet para dy sfidave të mëdha: rritja e moshës mesatare të popullatës dhe kamatat e ulëta të parave të fondeve pensionale, shkruan srf.ch.
Sa i përket rritjes së moshës mesatare, shpjegimi është i thjeshtë: njerëzit sot jetojnë dukshëm më gjatë pas pensionimit, në krahasim me vite më parë, ndërsa fondet pensionale “ushqehen” nga të njëjtat rezerva, të cilat pra nuk mjaftojnë për t`u paguar pensionistët jetëgjatë…, shkruan albinfo.ch.
Kështu, në vitin 2010, të porsapensionuarit mund të llogarisnin se do të merrnin si pension 57 përqindëshin e rrogës së tyre të fundit. Ndërsa në vitin 2025, sipas studimit të përmendur, ata do të mund të marrin vetëm 46 për qind të pagës së fundit.
Personat të cilët gjatë kohës sa kanë punuar kanë pasur paga më të vogla do të jenë më pak të prekur nga ulja e pensioneve në krahasim me ata që kanë fituar më shumë, transmeton albinfo.ch. Kjo gjendje shpjegohet me faktin se pensionet e paguara përmes AHV (sigurimi i moshës dhe i trashëgimisë) varen më pak nga të ardhurat se sa që varen aktivet e fondit pensional.
Sipas studimit të CS, deri në vitin 2025 pagesat e pensioneve për një të tretën e poshtme të listës së pagave do të tkurren deri në 8%, duke rënë në 50 për qind të pagës së fundit. Ndërsa për ata në krye të listës ose me paga më të mëdha, pensioni do të ketë rënie nga 51% sa është tash në masën prej 37% të pagës së fundit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













