Lajme
Ambasada e Zvicrës ende nuk pranon aplikime për viza turistike
Për dallim nga Ambasada e Gjermanisë, e cila së shpejti do të fillojë të pranojë aplikacione për viza të të gjitha llojeve
Përkundër rënies së rasteve me COVID-19, Zvicra është duke vazhduar me kufizime sa u përket turistëve.
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka bërë të ditur se ende nuk janë duke pranuar aplikime për viza turistike.
“Për shkak të kufizimeve ekzistuese të hyrjes për të gjitha udhëtimet jothelbësore në Zvicër nga vendet e treta, Ambasada aktualisht nuk është në gjendje të pranojë aplikime të reja për viza. Për sa kohë që kufizimet e hyrjes qëndrojnë në fuqi, aplikimet për viza mund të pranohen në raste të jashtëzakonshme, nëse ka arsye bindëse që justifikojnë një nga përjashtimet e listuara nga kufizimet e hyrjes”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës zvicerane.
Megjithatë, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë bën të ditur se në ditët në vazhdim do të vendoset për zbutjen e këtyre masave, por që deri në njoftim të ri, vizat turistike mbeten të ndaluara.
“Këshilli Federal do të vendosë për zbutjen e kufizimeve të hyrjes drejt vendeve të treta në një datë të mëvonshme dhe në konsultim me shtetet Shengen. Ne ju rekomandojmë që të kontrolloni rregullisht faqen tonë të internetit për informacionin më të fundit. Deri atëherë, hyrjet për qëllime ekskluzivisht turistike do të mbeten të ndaluara”.
Ndryshe, Gjermania sot ka marrë vendim që nga data 25 qershor të pranojë aplikimet për viza për qytetarët në Kosovë që tashmë kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë










