Kosova
Për herë të parë Kosova përfaqësohet në garën e Microsoft-it në SHBA
Artin Ahmeti, Elita Hajrizi, Edonis Hebibi dhe Elta Bajrami, janë talentët kosovarë që do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror të Microsoft Office Specialist “MOS”, që sivjet do të mbahet në SHBA.
Të rinjtë fillimisht fituan garën e Microsoft-it në nivel vendi, të cilët demonstruan aftësitë e tyre superiore në aplikacionet e Microsoft-it, në Word, Exel dhe PowerPoint.
Ata janë shpallur kampionë shtetëror në bazë të pikëve të fituara nga testet unike që janë zhvilluar në këtë garë të organizuar nga UBT dhe organizata botërore Certiadria, dhe automatikisht fituan të drejtën e përfaqësimit të vendit në nivel global.
Në SHBA, të rinjtë kosovarë do të hyjnë në garë për titullin e kampionit të botës, pjesë e së cilës do të jenë kandidatë nga shumë shtete anë mbarë botës, teksa do të garojnë për tri kategoritë e Microsoft-it.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













