Kosova
Vazhdon greva, nesër pritet anulimi i shumë fluturimeve
Për rreth katër orë në Kullën e Trafikut Ajror në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit ka mbretëruar qetësia, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Vetëm një aeroplan ushtarak ka aterruar në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kjo pasi të 22 kontrollorët e këtij institucioni kanë mbajtur grevën e dytë të tyre, kësaj radhe katërorëshe.
Grevës së tyre i janë bashkuar edhe punëtorët e tjerë të ASHNA-së.
Pak para mesditës Aeroporti “Adem Jashari” është vërshuar nga udhëtarët, fluturimet e të cilëve janë shtyrë për disa orë.
Por, shtyrjet nuk i kanë bezdisur udhëtarët, shumica e të cilëve kanë thënë se janë njoftuar me kohë për grevën.
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në ANP, ka theksuar se gjendja ka qenë e menaxhueshme, porse komplikime mund të ketë nëse greva vazhdon.
Kontrollorët janë të bindur në vazhdimin e veprimeve të tyre sindikale, deri në largimin e ASHNA-së nga Ligji i Pagave, pasi, sipas tyre, u është marrë pavarësia që e kishin.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndërpresin grevën.
Autoriteti ka bërë të ditur se i ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore për orarin e grevës, derisa ka shprehur keqardhjen që kontrollorët kanë vendosur të vazhdojnë grevën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut Artistja nga Kosova vazhdon të prezantohet me sukses në skenat muzikore të Gjermanisë, duke interpretuar kryevepra... -
SHBA
Nita Kaprollit, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster -
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtëpitë pranë bazave të F-35A do të pajisen me dritare izoluese ndaj zhurmës Banorët që jetojnë pranë bazave ushtarake ajrore në Payerne, Meiringen dhe Emmen do të pajisen me... -
Zvicër: Homeopatia mbetet e mbuluar nga sigurimi bazë shëndetësor -
Piloti humb jetën në aksidentin ajror në kantonin e Bernës -
Mjekët dhe fondet e sigurimeve nisin fushatë kundër burokracisë së panevojshme -
Mashtrim i ri telefonik: mashtruesit pretendojnë se punojnë për OFCOM














