Kosova
Për shtatë muaj, diaspora dërgoi në Kosovë 526 milionë euro
Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin korrik 2020, diaspora ka dërguar rreth 18 milionë euro më shumë se sa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se në muajin korrik 2020, në Kosovë u sollën 91.6 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 73.9 milionë euro.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se rreth 64 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Duke krahasuar periudhën shtatëmujore të vitit aktual me atë paraprake, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar rreth 47 milionë euro më shumë, apo në total 526.1 milionë euro.
Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro, përcjell Telegrafi.
Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 1.3 për qind më e madhe se vitin 2019.
“Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje vjetore prej 1.3 për qind, përkatësisht rënie vjetore prej 60.5 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”.
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve Fermerët në rajonin e Gjenevës po i rezistojnë mbylljes së shumicës së pikave kufitare gjatë samitit... -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025 -
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën -
Italia do të rifillojë pranimin e kërkesave për azil në Dublin nga Zvicra -
Porsche prej 99 mijë frangash nga Zvicra konfiskohet nga dogana gjermane













