Kosova
Për tre muaj, mbi 10 mijë kërkesa për viza zvicerane
Më shumë se 10 mijë banorë të Kosovës kanë aplikuar për viza në Zvicër vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, shkruan albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracion i Zvicrës (SEM) ka konfirmuar për albinfo.ch se nga 10781 aplikime, 2067 prej tyre janë refuzuar deri më tash.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 7435 viza Schengen, kryesisht për vizita familjare dhe për biznes.
“Gjatë muajve janar-mars, janë lëshuar 7435 viza Schengen. 5860 prej tyre kanë qenë për vizita të familjarëve ose miqve, 782 për biznes, 424 për qëllime turizmi, 260 për arsye të tjera, 63 për vizita zyrtare, 35 për arsye mjekësore dhe 11 për studime”, kanë njoftuar nga SEM, në një përgjigje për albinfo.ch.
Ndërkaq, 9900 e këtyre aplikacioneve janë bërë pranë Ambasadës Zvicerane në Prishtinë.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, numri i aplikimeve për viza Schengen nga kosovarët kishte shënuar rënie (1466 më pak se në vitin paraprak).
Po ashtu, gjatë asaj periudhe më shumë se një e treta, ose 34.9% e të gjitha aplikacioneve të refuzuara për viza kishin të bënin me shtetasit e Kosovës, pasuar nga ata të Indisë.
Aktualisht në Zvicër jetojnë rreth 112,000 kosovarë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite















