Lajme
Për tre muaj, sekuestrohen 3 milionë €
Vetëm dy personave u janë konfiskuar 400 mijë euro që janë fituar jashtëligjshëm me ndihmën e politikës. Këto para priten t’i kthehen buxhetit të Kosovës
Brenda këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar pasuri të fituar jashtëligjshëm në vlerë 20 milionë euro, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit janë sekuestruar 3 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar nga koordinatori nacional për luftimin e krimit ekonomik Shqipdon Fazliu.
Sipas Fazliut, vetëm dy personave u janë konfiskuar 400 mijë euro që janë fituar jashtëligjshëm, edhe me ndihmën e politikës. Këto të dhëna koordinatori Fazliu i
bërë të ditura në prezantimin e raportit për tremujorin korrik-shtator, para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Shifra e sekuestrimeve ka arritur pothuaj 20 milionë euro. Edhe gjatë periudhës së tretë korrik-gusht ka pasur sekuestrime në vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milionë euro, apo më saktësisht 2 milionë e 743 mijë euro. Ajo çka është më rëndësi të përmendet, se këto statistika janë harmonizuar me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar”, tha Fazliu.
Ai ka bërë të ditur se një prokuror i Prokurorisë Speciale ka arritur një marrëveshje të fajësisë me dy të pandehur të cilët e kanë pranuar fajin dhe kanë pranuar t’ia kthejnë buxhetit të shtetit 400 mijë euro.
“Po presim, Gjykata Themelore ka premtuar se do ta trajtojë me prioritet këtë rast, kishte me qenë një sukses i mirë në rast se këto 400 mijë euro me një seancë që nuk pritet të zgjatë me shumë se dy orë sepse flitet për një marrëveshje të fajësisë, t’i kthehen buxhetit të shtetit”, theksoi ai.
Koordinatori nacional ka kritikuar edhe prokurorët për moskryerje të detyrës së tyre ashtu siç duhet në zbatimin e dispozitave për konfiskim dhe të Ligjit mbi kompetencat e zgjeruara për konfiskim.
Por, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i ka kërkuar Fazliut, që në raportin e ardhshëm t’i cekë me emër e mbiemër të gjithë ata prokurorë që nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, në mënyrë që të dërgohen tek zyra e prokurorit disiplinor dhe komisioni i performancës.
Mirëpo, Fazliu theksoi se edhe në raportin aktual janë cekur disa raste për secilën prokurori, kur prokurorët kanë mundur të kryejnë detyrën ashtu siç duhet.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës Të enjten, Zyra Federale për Mjedisin e ngriti rrezikun e zjarreve në pyje në pjesë të... -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër -
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë? -
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së












