Koronavirusi: çast pas çasti

Përballja ditore e botës me COVID 19

Sipas të dhënave të fundit, në botë nga koronavirusi deri tani janë infektuar 27.374,682 persona. Prej tyre kanë vdekur 894,342, ndërsa janë shëruar 19.446,615 persona.

– Në 24 orët e fundit në Greqi sërish është regjistruar rritje e numrit të rasteve të vdekjeve nga Kovid-19, kanë vdekur pesë persona, derisa megjithatë numri i të infektuarve të rinj është 156 persona, prej të cilëve 13 pas testeve të bëra në pikat hyrëse në vend. Numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është rritur në 11.663 persona, ndërsa kanë vdekur 289 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Qipros bëri të ditur një rast të ri me Kovid-19 dhe një person të vdekur. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 1.510 të infektuar të rinj dhe 29 raste të reja, ndërsa te 22 prej tyre Kovid-19 ka qenë shkaku kryesor i vdekjes.

– Dymbëdhjetë raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Kinë, ndërsa të gjitha rastet janë paraqitur te njerëzit, të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit, bëri të ditur sot Komisioni Shëndetësor Kombëtar. Tashmë 22 ditë nuk është shënuar transmision lokal i virusit në vend. Nga fillimi i pandemisë në kinë, 85.134 persona janë infektuar me virusin, derisa 4.634 kanë vdekur.

– Sipas hulumtimit më të ri, pesë për qind e brazilianëve do të refuzonin të vaksinohen kundër koronavirusit në çfarëdo rrethanash. Sipas anketës së publikuar në gazetën “O estado de S Paulo”, 20 për qind qytetarët e qytetarëve të tjerë janë prononcuar se ndoshta nuk do të vaksinoheshin për shkak të dyshimeve në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, si teori të pabaza të konspiracionit.

– Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 117 raste të reja të infektimit me Kovid-19 dhe tre raste të vdekjeve. Për momentin ka 2.614 raste aktive të infektimit në Kroaci. Midis tyre, janë hospitalizuar 307 pacientë, prej të cilëve 19 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

– Në 24 orët e fundit në Bullgari janë konfirmuar 39 raste të reja me koronavirus, me çfarë numri i përgjithshëm i rasteve u ngjit në 17.089 nga fillimi i pandemisë, bëri të ditur qeveria bullgare. Për momentin janë aktivë 4.256 raste, prej të cilëve 945 janë punonjës shëndetësorë. Në 24 orët e fundit pesë persona kanë vdekur nga virusi, gjithsej 676 persona.

– Në 24 orët e fundit në Rusi është regjistruar vdekshmëria më e ulët te pacientët me koronavirus, për herë të parë nga 27 prilli. Autoritetet bënë të ditur se 51 pacientë kamë vdekur nga Kovid-19 në ditën paraprake, gjithsej 17.871 nga fillimi i pandemisë.

– Në 24 orët e fundit në Bosnjë e Hercegovinë janë regjistruar 99 të infektuar dhe nënë raste të vdekjeve.

– Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 106 të infektuar të rinj me koronavirus prej 380 testeve të bëra dhe një rast i vdekjeve, publikoi Instituti për Shëndet Publik.