Të tjera
Përfitimet shëndetësore të vrapimit në dimër
Edhe pse ditët janë më të ftohta në stinën e dimrit, kjo nuk do të thotë që të ndaloni aktivitetet fizike, siç është vrapimi apo ecja në natyrë me borë apo në rrugët me akull. Me një përgatitje të vogël shtesë, dhe ndoshta disa veshje shtesë ju mund të kaloni pa asnjë vështirësi.
Hulumtimet tregojnë se rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante; enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë.
Përpara se të dilni për të vrapuar në ditët e dimrit, është mirë t’i ndiqni një seri rregullash të cilat ju lejojnë të bëni një aktivitet perfekt sportiv. Fillimisht gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni të praktikoni vrapimin në dimër, i cili konsiston në zgjedhjen e veshjeve të përshtatshme me pëlhura termike në gjendje për të thithur djersën. Të shumta janë firmat sportive që ofrojnë veshje të përshtatshme.
Shikojeni parashikimin e motit
Para se të dilni të vraponi gjithmonë hidheni një sy parashikimit të motit www.motilokal.com. Nëse ka erë, atëherë ju mund ta përdorni në favorin tuaj.
Bëjeni ngrohjen prioritet
Ngrohuni gjithmonë para se të dilni të vraponi. Përveç që ju ndihmon në ngritje të temperaturës trupore, po ashtu e ngrit edhe rrjedhjen e gjakut në muskuj.
Shumë shpejt gjaku do të qarkullojë më shpejt nëpër trupin tuaj, ndërsa ajri i freskët do të kthjellojë kokën tuaj.
Edhe gjatë vrapimit në stinën e dimrit duhet të pini sa më shumë ujë. Krejt në fund gjejeni një shok për vrapim, pasi që gjithmonë është më e kënaqshme të vraponi me dikë tjetër.
Ndërsa shujtat e rregullta të shëndetshme janë të rëndësishme për të mbajtur trupin aktiv në motin e ftohtë, vrapimi mund të pengojë ftohjen e trupit.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse