Lajme

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Një Fëmijë”

Hekurudha është një prej shesheve të xhirimit ku është bërë bashkë një ekip i madh.

Xhirimet e filmit “Një fëmijë” janë finalizuar, pas një pune intensive treditore. Filmi i shkurtër, me regji të Bekim Gurit, shtjellon pritjet e shoqërisë kosovare pas martesës dhe ekranizon tabunë e sterilitetit.

Ilir Hasanaj, producent i filmit të përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, thotë se xhirimet janë finalizuar me sukses dhe flet për planet për pjesëmarrje në festivale të njohura, raporton “Express” i KTV-së.

Rolet kryesore në filmin “Një fëmijë”, portretizohen nga Agron Shala dhe Makfire Miftari. Aktorja, e cila luan rolin e një nëne që i nënshtrohet presionit për të pasur fëmijë, flet për përvojën e saj në këtë projekt.

“Një fëmijë” është filmi i katërt i regjisorit Bekim Guri, i cili nëpërmjet këtij mediumi trajton fatin e gruas në shoqërinë kosovare.

Guri, po ashtu, shpalos planet për filmin e tij të ri.

Filmi “Një fëmijë” është prodhuar nga “Unseen Films”, transmeton ktv, percjell albinfo.ch