Lajme
Përfundon pa rezultat aksioni i EULEX-it në veri
EULEX-i, i mbështetur nga KFOR-i, ka qëndruar sot në veri për të mbledhur fakte në vendin ku u vra pjesëtari i njësisë speciale ROSU
Janë zhbllokuar rrugët në veri të Kosovës, të cilat ishin bllokuar paradite nga serbët lokalë pasi EULEX-i, i përcjellë nga KFOR-i kishin shkuar atje për të hetuar rreth ngjarjeve të korrikut. Rrugët janë liruar vetëm pasi rreth 50 vetura të EULEX-it janë kthyer në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës. Serbët hoqën barrikadat pas një ore vetëm pasi i gjithë personeli i EULEX-it u tërhoq mbrapa. EULEX-i, i mbështetur nga KFOR-i, ka qëndruar sot në veri për të mbledhur fakte në vendin ku u vra pjesëtari i njësisë speciale ROSU, Enver Zymberi, i ka thënë KTV-së zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma. Ai ka shtuar se hetimet për vrasjen e policit janë hetime të përbashkëta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga












