Kosova
“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet pasi persona ende të panjohur kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes”, në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Këto fletushka përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës.
Në këto fletushka thuhet se Policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.
Këto thirrje dhe mesazhe për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, janë kërcënim për popullatën në këtë rajon, por edhe për situatën e sigurisë në veri.
Uglanin në një prononcim për mediat e Kosovës ka thënë se këto mesazhe janë destabilizuese për situatën e sigurisë në veri.
Sipas tij, këto janë organizata jolegjitime, e të cilat veprojnë atje, por siç u shpreh ai Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës nuk merret me to.
“Sigurisht që kjo është një kërcënim për popullatën, për stabilitetin e qytetit në Mitrovicë të veriut dhe komunat e tjera në veri të Kosovës. Ato mesazhe janë destabilizuese. Por, këto janë organizata të ndryshme që po funksionojnë si dhe janë shpërndarë dhe faqe e në rrjete sociale si në Facebook. Por, ne si Kuvend nuk merremi me çështjet për këto organizata, por me ligjshmërinë. Kemi raporte me policinë dhe strukturat e sigurisë ku ata janë garantues për qetësinë dhe stabilitetin në popullatë”, tha Uglanin.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës vlerësoi se këto organizata kanë përkrahje nga Serbia, për siç u shpreh ai, “në momentin e duhur po provon intensifikimin edhe të tensioneve në terren”.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se fletushkat e shpërndara me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale” dyshohet se janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës së mbajtur.
Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.
Për momentin, siç tha Elshani, nuk ka ndonjë person të dyshimtë apo të arrestuar.
Ndryshe, të hënën qytetarë nga komuniteti serb ishin mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte thënë se “Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash











