Kosova
Përhapet panik në Kosovë, paralajmërohen sulme terroriste
Megjithatë Policia e Kosovës thotë se nuk ka rrezik për sulme dhe se kjo është tendencë për krijim të panikut
Gjatë ditës së sotme nëpër mediat e Kosovës u raportua se nesër mund të ketë rrezik për sulme terroriste në qendra tregtare në Kosovë.
Këto raportime thirreshin kryesisht në burime diplomatike, sipas të cilave ambasadat e akredituara në Kosovë kanë.paralajmëruar shtetasit e vet që të mos frekuentojnë qendrat tregtare.
Mirëpo, burime brenda institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës konfirmuan për IndeksOnline se s’ka rrezik për ndonjë sulm të mundshëm.
E gjithë kjo, sipas këtyre burimeve të sigurta, u bë për shkak të krijimit të panikut.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka folur për Telegrafin.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“E Premtja Sociale”, nisma që i dha famë sipërmarrësit shqiptar Fikret Zendeli, është shqiptari i parë që është promovuar në shkallë globale nga organizata TED, duke...
-
Pritje të gjata në dalje të Kosovës
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Si të fitoni qëndrimin e përhershëm në Zvicër? Për shumë banorë të huaj, qëndrimi i përhershëm mund të sjellë shumë përfitime në jetën e...
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih