Zhvillim
Përparim Avdili: “Politikës në Kosovë po i mungon objektiviteti”
Ndoshta Kosovës për momentin i mungon ajo çfarë Zvicrën e ka bërë të suksesshme si shtet; ndërhyrja e drejtpërdejtë e qytetarëve në çështjet politike.
“Për mua, si pjesë e diasporës shqiptare këtu në Zvicër situata e krijuar në Kosovë është shumë shqetësuese, meqë vendi ynë nuk po arrin të qetësohet politikisht për tu zhvilluar – që i bie se për momentin zhvillimi po shkon në të kundërtën. Mua personalisht më shqetëson fakti që politikbërjes po i mungon objektiviteti për zgjidhjen e problemeve, debati po bëhet rreth personave dhe jo rreth temave të caktuara. Dhe për këtë, përgjegjës janë të gjithë, sepse politika të detyron për konsensus”, ka deklaruar për albinfo.ch Përparim Avdili, politikan nga FDP në Cyrih.
“Ndoshta Kosovës për momentin i mungon ajo çfarë Zvicrën e ka bërë të suksesshme si shtet; ndërhyrja e drejtpërdejtë e qytetarëve në çështjet politike. Dhe jo për ta dënuar qeverinë, por thjesht për ta rivendosur qeverinë në vendi për të cilin është zgjedhur. Por kam përshtypjen se mentaliteti politik, i krijuar nga të dyja palët, nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Qeveria s’do të pranojë të ndërhyjë dikush nga jashtë, qoftë edhe nëse është fjala për qytetarët. Kurse opozitës me gjasa s’do t’i mjaftojë që qeveria të ndryshojë mendimin rreth një çështjeje të caktuar meqë opozitbërja është më shumë kundër qeverisë në tërësi (pra partive dhe personave) se sa kundër vetë çështjeve. Qeveria, duke pasur parasysh këtë fakt, nuk do të bëjë lëshime sepse do të vlerësohej si dështim në tërësi. Ky është problemi thelbësor, mentaliteti (dhe jo vetëm ai politik) duhet të jetë i aftë të pranojë ndryshimet dhe njëkohësisht gabimet, pa e vënë në pyetje gjithë subjektin (qoftë partinë apo dhe personin)”
Përparm Avdili është politikan nga FDP, Cyrih
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












