Shqipëria
Përplasje mes Ramës dhe Bashës
Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sërish kanë pasur ‘përplasje’ në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
“Rezultati i zgjedhjeve ishte i thellë dhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirë ta lexojë me objektivitet. Partia Socialiste mori më shumë vota se 4 vite më parë, ndërsa Partia Demokratike më pak vota se 4 vite më parë. Asnjë vizion, asnjë program, asnjë ide dhe asnjë tingull i ri në këngën tuaj të vjetër “shaj e shaj se diçka do të mbetet”. Them me shumë keqardhje edhe se keni 0 lidership. Keni humbur çelësin e suksesit, që është përgjegjësia”, është shprehur Edi Rama.
Por, nuk mungoi kundërpërgjigja nga Basha. “Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. Rama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët. Nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”, shtoi Basha.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













