Futboll
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
Dragan Stojkoviq e vlerëson kapitenin e Zvicrës
Përzgjedhësi i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, e vlerëson kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Serbia e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Stojkoviqi të hënën në konferencë për shtyp foli dy herë për Xhakën.
“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.
Më pas është pyetur për mundësinë e incidenteve në Leskovc.
“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra duhet të harrohen dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtet e çmoj. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar Stojkoviq.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













