Kosova
Peter Beyer, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës
Kundërshtar i ndarjes së Kosovës e përkrahës i liberalizimit të vizave për kosovarët. Ky është me pak fjalë, deputeti gjerman, Peter Beyer, i cili nga sot do të raportojë për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, sot është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke mposhtur kështu në këtë garë ish-spiunin rus, Aleksander Kondatrijev. Zgjedhjen e tij në këtë post e kanë përshëndetur edhe nga vetë Këshilli i Evropës.
“Përgëzime për Peter Beyer, i cili sot është zgjedhur raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës”, thuhet në reagimin e CoE në Twitter.
Por kush është gjermani Peter Beyer dhe cilat janë qëndrimet e tij në raport me Kosovën?
Historikisht CDU-ja e kancelares Angela Merkel ka qenë një prej partive që ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtetësisë. Kësaj ombrelle politike i përket edhe Peter Beyer.
Beyer ka lindur më 25 dhjetor të vitit 1970, është i specializuar në fushën e drejtësisë. Përveç dy universiteteve në Gjermani, Beyer gjithashtu në vitin 2001 ka magjistruar në Universitetin e Virgjinias në fushën e Drejtësisë. Ndaras politikës, Beyer punon edhe në një zyrë ligjore në Koln të quajtur “Mayer Brown”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2009 Beyer është zgjedhur deputet në Bundestagun gjerman, ndërkohë që nga prilli 2018 shërben si koordinator transatlantik për bashkëpunim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e kanelares Merkel.
Beyer është një prej deputetëve gjermanë, i cili e viziton më së shpeshti Kosovën. Është fuqishëm kundër korrigjimit të kufijve si ide për arritjen e një zgjidhje finale të problemit shumëvjeçar Prishtinë-Beograd.
Ndërkohë në vizitën e fundit në Prishtinë, nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Beyer kishte thënë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë e Krishtlindjeve për kosovarët.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














