Lajme
Pezullohen bisedimet Kosovë-Serbi
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga arrestimi në Francë
Derisa të lirohet ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nga arresti në Francë, nuk do të ketë bisedime me Serbinë. Kështu ka vendosur Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një rezolute që ka nxjerr sot gjatë seancës së rregullt plenare. Sipas Kuvendit bisedimet Kosovës-Serbi pezullohen deri në një vendim tjetër.
Rezoluta është propozuar nga AAK dhe është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, në pushtet dhe opozitë, përveç Listës Serbe, e cila i bojkoton punimet e Kuvendit të Kosovës.
Teksti i rezolutës, është harmonizuar nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe është prezantuar në Kuvend, nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyrojë Serbinë për t’i anuluar të gjitha aktakuzat dhe fletë-arreste të lëshuara nga Serbia, përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës”, lexoi tekstin e rezolutës, deputeti Lekaj.
Deputeti i partisë më të madhe parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, tha se reagimet e institucioneve të Kosovës nuk ndikuan që Haradinaj të lirohet, andaj edhe duhet të ndërmerren veprime shtesë.
“Partia Demokratike e Kosovës shfrytëzon këtë rast që të përsëris mospajtimin dhe shqetësimin për vazhdimin e ndalimit të Haradinajt në Francë. Konsiderojmë se tashmë është tepruar me gjithçka që ka ndodhur rreth tij, pavarësisht ftesave tona të vazhdueshme si institucione”, tha Pajaziti, citon REL, transmeton Albinfo.Ch.
Po ashtu, rezoluta u mbështet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma për Kosovën, si dhe nga deputetët nga radhët e komuniteteve jo serbe në Kuvend.
Ndërkaq, me disa vërejtje, u paraqit Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas deputetit të saj Glauk Konjufca kishte insistuar në miratimin e një teksti edhe më të fuqishëm për rastin Haradinaj. Megjithatë, ai tha se e mbështet edhe këtë version të rezolutës.
“Krejt esenca është që të kushtëzohet Serbia që të hiqen fletë-arrestet. Që të mos ketë dialog me Serbinë pa u hequr fletë-arrestet. Këtu çështja u reduktua në kthimin e Haradinajt, ne pajtohemi, kjo është shumë mirë, por mos të pretendojmë që e kemi zgjidhur problemin”, tha Konjufca.
Reagimi i Kuvendit të Kosovës vjen pasi Ramush Haradinaj, ish-kryeministri dhe komandanti më në zë i UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit, është arrestuar në Francë, dy muaj më parë, në bazë të një fletarrestim lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Haradinaj është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, për çka ishte gjykuar dy herë në Tribunalin Penal të Hagës, dhe ishte liruar si i pafajshëm.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci











