Integrimi
Pierre Kastriot Jashari, fitues i çmimit në festivalin e fotografisë, në Biel
Pierre-Kastriot Jashari dëshiron të bëjë të dukshme atë që thuhet vetëm pas dyerve të mbyllura, gjërat e fshehura apo të bëra të paqasshme në shoqërinë tonë
Festivali i madh, i 24-të i fotografisë “Bieler Fototage” në qytetin Biel/Bienne (Kantoni i i Bernës) ka përfunduar të dielën.
Programi i planifikuar për vitin 2020 duhej të shtyhej vitin e kaluar për shkak të pandemisë. 10,000 vizitorë kanë vizituar 23 ekspozitat e festivalit nën titullin e përbashket “Cracks”që ka zgjatur tri javë, shkruan “Bieler Tagblatt”.
Si pjesë e festivalit, dy çmime janë dhënë për herë të parë këtë vit: Nigeriani Anthony Ayodele Obayomi ka marrë Çmimin “Taurus” për Artet e Bukura për projektin e tij në vazhdim, transmeton albinfo.ch. Ai do të ekspozojë punën e tij nga 4 korrik deri më 29 gusht në “Photoforum Pasquart” në Biel dhe më pas në “Lagos Photo” në Nigeri. Me instalimin e tij, artisti vë në dyshim komercializimin e shpresës në jetën e përditshme të nigerianëve shpesh të varfër.
Ndërsa fituesi i parë i çmimit “Enquête photograpique Bernese Jura” të kësaj ekspozite është bashkatdhetari ynë, Pierre-Kastriot Jashari, transmeton albinfo.ch. Puna e artistit, i cili jeton dhe është i lindur në Biel/Bienne, Kantoni i Bernës, do të prezantohet nga 25 deri më 26 shtator si pjesë e Bienales Nokturno të Fotos “No’Photo” në Gjenevë.
Koleksioni i tij i portreteve dhe peizazheve merret me jetën e përditshme të rinisë multikulturore në Jurën e Bernës, portrete dhe peizazhe që luajnë në një mënyrë delikate me dritën dhe hijen.
Punimet e tij vënë në dyshim ndjenjën e përkatësisë së një individi në nivelin e mjedisit të tij ose të saj.
Pierre-Kastriot Jashari dëshiron të bëjë të dukshme atë që zakonisht thuhet vetëm pas dyerve të mbyllura, gjërat e fshehura apo edhe të bëra të paqasshme në shoqërinë tonë.
Artisti i ri shqiptar është i lindur në Biel në 1994 si djali i prindërve të arratisur nga Kosova në vitin 1990, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016 ai kishte filluar serinë e fotove me titullin “Bonu Burrë!” me portrete nga komuniteti homoseksual në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër