Ekspozita
Piktoret shqiptare me ekspozitë në qytetin gjerman
Kjo ekpozitë u realizua nën vëmendjen e piktorit gjerman Marco Huning
Adhuruesit gjermanë të artit kanë mundësi të njihen me Shqipërinë, përmes pikturave të dy artisteve shqiptare, Anila Hetoja dhe Edlira Harapi, në qytetin e Bocholt-it.
“Telling stories”, ekspozita e piktoreve shqiptare në qytetin Bocholt, do të mblidhte mjaft artdashës gjermanë të cilët vlerësuan punimet artistike të artisteve tona, shkruan “TCH”.
Secila prej tyre, solli pranë publikut tematika të ndryshme, ku më së shumti artistja Edlira Harapi ishte fokusuar tek ndjenja shpirtërore, ndërsa artistja Anila Hetoja u përfaqësua me punime të veshjeve tradicionale ku dominonin ngjyrat, teknika në punimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Kjo ekpozitë u realizua nën vëmendjen e piktorit gjerman Marco Huning.
Anila thotë se ky eveniment nuk ishte rastësor. Të dyja artistet kishin kohë që mendonin të prezantonin veten tek artdashësit gjermanë.
“Me Edlirën kishim biseduar më herët mbi mundësinë e një hapje të ekspozitës në qytetin ku ajo banon, në Bocholt”.
Të dyja artistet folën shqip por secila spikati me individualitetin e tyre.
Pikturat e Edlira Harapit të zhanrit konceptual, përcollën mesazhin e realitetit që na rrethon, ndërsa Anila Hetoja solli realitete të fokusuara tek format e qarta dhe tek loja me ngjyrat.
Gjithsesi, punimet e Anila Hetosë kësaj here ishin drejtuar tek tradita shqiptare, ndërsa punimet e artistes Edlira Harapi ishin të fokusuara tek femra e sjellë në një format konceptual.
Në total u ekspozuan 15 punime. Në këtë ekspozitë punimet ishin akrilike mbi kanavace.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf