Lajme
Po bëhet vështirë për bizneset
Bizneset janë në një situatë të rëndë financiare që nga gjysma e dytë e këtij viti, kur vendi është futur në krizë politike.
Në Kosovë janë mbi 100 mijë biznese ndërkohë që taksat nuk i paguajnë as gjysma e tyre. Ndërkaq gjatë këtij viti numri i atyre që paguajnë taksa është zvogëluar edhe më shumë. Bizneset private në Kosovë janë futur në krizë dhe si pasojë e kësaj nuk po arrijnë t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit.
Rritja e obligimeve të bizneseve ndaj shtetit është konfirmuar edhe në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes 2015”. Sipas raportit nga vendi i 58 sa ishte Kosova në vitin 2014, kësaj radhe pagesa e taksave në raport radhitet në pozitën 63.
Se bizneset nuk janë në gjendje t’i kryejnë obligimet, qoftë edhe ato ndaj shtetit, e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e bizneseve, shkruan gazeta Tribuna. Sipas tyre, bizneset gjenden në një situatë të rëndë financiare që nga gjysma e dytë e këtij viti, kur edhe vendi është futur në krizë politike.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë për Tribuna se situata momentale politike në vend ka rritë pasigurinë e të bërit biznes.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












