Kosova
Po përgatitet një projektligj që shfuqizon pagën e Haradinajt me rritje
Projektligji që është kërkesë e Komisionit Evropian për nivelizimin e pagave në sektorin publik do ta shfuqizojë vendimin e kryeministrit për rritjen e pagës së tij nga 1.500 në 2.950 euro
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe varësit e tij mund t’i marrin pagat e larta vetëm deri në qershor të këtij viti, pasi që, Ministria e Administratës Publike është duke hartuar një projektligj për nivelizimin e pagave më Kosovë. Sipas kësaj ministre, me përjashtim të disa sektorëve, pagat në Kosovës do të jenë të nivelizuara.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yahgcilar dhe përfaqësues të Institutit GAP pohojnë se projektligji që është kërkesë e Komisionit Evropian për nivelizimin e pagave në sektorin publik do ta shfuqizojë vendimin e kryeministrit për rritjen e pagës së tij nga 1.500 në 2.950 euro.
Ministri Yagcilar për KosovaPress ka thënë se do të jetë për herë të parë një ligj, i cili rregullon të gjitha pozitat sa i përket pagave për të gjithë sektorët.
Sipas tij, paga më e lartë do të jetë ajo për Presidentin e shtetit, dhe paga më e ulët do të jetë 232 euro.Yagcilar nuk deklaroi se sa do të jetë paga e presidentit, sepse sipas tij, nuk është definuar ende.
Analisti i politikave në Institutin GAP, Visar Rushiti, ka thënë se Qeveria sa më parë duhet me proceduar me një ligj për nivelizimin e pagave për ta ruajtur parimin “Pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.
Ai theksoi se si institut GAP kanë marrë pjesë në diskutime publike për koncept-dokument dhe presin që sipas planeve të vetë Ministrisë për Administratën Publike, projektligji për pagat në sektorin publik, së bashku me dy ligjet tjera që janë esenciale për tërë reformën dhe administratën publike, të dërgohen për miratim në Qeveri në qershor dhe pastaj të dërgohen si pako për miratim në Kuvend.
Ky projektligj për pagat, sipas ministrit Mahir Yagcilar, nuk vlen edhe për ndërmarrjet publike, ose për tri top-pagat më të larta në Kosovë, ajo e drejtorit të Trustit, Adrian Zalli që është rreth 6 mijë euro në muaj, paga e drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, që merr pagë 5 mijë e 200 euro në muaj, si dhe paga e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, prej 4 mijë e 328 euro në muaj.
Ministri Yagcilar ka thënë se ekziston mundësia të krijohet një harmonizim dhe një krahasim me pagat nga buxheti me ato në ndërmarrjet publike. Ndryshime, krijimi i ligjit të pagave në sektorin publik është edhe një kërkesë për reforma në administratën publik nga Komisioni Evropian.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi Një shtetas zviceran është midis ekuipazhit në bordin e anijes turistike Hondius, e cila është prekur... -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven













