Kosova
Policia e Kosovës me plan pas paralajmërimit në Serbi për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën
Në Serbi kanë paralajmëruar se të premten do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Sipas deklarimeve do të bllokohen vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani.
Lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës, në veri, kanë thënë se, si çdo herë, edhe tani kanë plan veprimi.
Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se Policia e Kosovës ka planet operacionale dhe nuk e zë diçka në befasi.
“Gjithmonë kur kemi informacione se diçka mund të ndodhë ne kemi planet operacionale nuk na zë diçka në befasi në rast se kemi bllokim të pikave kufitare”, tha Elshani për Express, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës, njoftoi MPJD./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












