Shkurt.ch

Policia e Thurgau arreston dilerin e drogës dhe kroatin e rrejshëm

Policia e Thurgauer ka arrestuar në fillim të qershorit në Matzingen një diler, i cili me vete kishte 20 gram heroinë, shkruan bluewin.ch. Në apartamentin e 26 vjeçarit, më vonë, u gjetën edhe 125 gram tjera heroinë dhe 1400 franga kesh.

Kundër shqiptarit është ngritur një ecuri penale, siç informuan nga policia e Thurgauer, përcjell albinfo.ch.

Nga bastisja në shtëpi policia gjeti edhe një 35 vjeçar nga Kosova, i cili jetonte me dokumenta të falsifikuara kroate. 35 vjeçari është paditur për falsifikim të dokumentave zyrtare, udhëtim ilegal dhe punësim pa leje.