Kosova

Policia: Mërgimtari që u gjend mbrëmë kishte plagë në fytyrë

Policia e Kosovë ka dhënë detaje për mërgimtarin i cili u gjend pa shenja jete mbrëmë në Fshati Nerodime e Poshtme të Ferizajt.

Sipas policisë së Kosovës ai është gjetur në veturën e tij në afërsi të lumit dhe ka pasur një plagë në fytyrë, përcjell albinfo.ch.

“Një mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur. Në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Mërgimtari ishte nga Cyrihu, derisa ishte i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Pasi është gjendur i vdekur ata kanë thënë se besojnë se ai mund të jetë vrarë. Ai la pas tre fëmijë të vegjël.