E-Diaspora
Policja zvicerane lëndohet rëndë në truallin francez, vonohet ndihma e shpejtë
Gjatë një ndjekje policore, një police e Kantonit Vaud është lënduar rëndë. Për shkak se ngjarja ndodhi në truallin francez, ndihma e parë nuk iu në kohën e duhur.
Një ndjekje policore, patrullën policore të Gjenevës e dërgoi deri në truallin francez. Sipas deklaratës së zëdhënësit të policisë së Gjenevës, Jean-Philippe Brandt, gjatë këtij aksioni një police është lënduar rëndë, ka konfirmuar për “Tribune de Genève”, transmeton Albinfo.ch.
Oficerët policorë e kishin ndjekur një hajn të auto kampshtëpizave nga Coppet e deri në Divonne. Ndjekja përfundimisht ka përfunduar në lokacionin francez Val Thoiry, kur i dyshuari iu vërsul makinës së policisë.
Policja e plagosur urgjentisht kishte nevojë për ndihmën e parë, por është dashur të presë 30 minuta për shërbimin e ambulancës franceze, që ajo të arrijë në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, mjeku i emergjencës ka ardhur pas një ore në vendngjarje. Siç pohon Brandt, emergjenca zvicerane do të kishte ardhur shumë më shpejt tek vendi i aksidentit, por francezët kanë refuzuar ndihmën e huaj.
Këtë konstatim e mohojnë shërbimet e shpëtimit. Forcat zvicerane dhe franceze kishin vendosur me marrëveshje të përbashkët.
Zyrtarja policore tashmë është duke u trajtuar në Spitalin universitar të Gjenevës, dy persona janë arrestuar dhe autoritetet franceze kanë hapur hetimet e mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash













