E-Diaspora
Politikani shqiptar do të qëndrojë në burg deri në tetor në Francë
Të dielën e kaluar, Shpresa dhe Rediarti ishin rrugës për një shfaqje në Gjenevë të Zvicrës, kur u ndaluan në kufirin franko-zviceran në Viry
Rediart Cankja dhe Shpresa S. do të qëndrojnë në një burg në Francë deri në tetor. Kjo është ajo që vendosi një gjykatë në Francë ndaj dy të arrestuarve disa ditë më parë, pasi në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 3 kg heroinë.
Sipas të njëjtave burimeve, gjatë marrjes në pyetje, të dy kanë mohuar të keni dijeni lidhur me sasinë e drogës së gjetur në makinën që është në emër të shtetases kosovare, shkruan ‘panorama’.
Shpresa S., 43 vjeçe është një këngëtare e muzikës popullore. Ajo përforcon në komunitetin shqiptar në Antwerp të Belgjikës, por edhe në vende të tjera të Evropës, raportuan më herët mediat belge, përcjell albinfo.ch.
Të dielën e kaluar, Shpresa dhe Rediarti ishin rrugës për një shfaqje në Gjenevë të Zvicrës, kur u ndaluan në kufirin franko-zviceran në Viry. Agjentët e doganës zbuluan tre kilogramë heroinë në një vend të fshehur në makinën e tyre. Shpresa S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës, raportuan pas aksionit të së dielës mediat belge.
Rediart Cankja është i njohur në jetën politike në Kosovë dhe Belgjikë.
Jeta politikë në Kosovë
Cankja rezulton të jetë zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, raportuan mediat në Kosovë, pas lajmi të arrestimit të tij.
Cankja, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media. “Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj’, thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017.
Cankja ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin.
Jeta politikë në Belgjikë
Kur ishte adoleshent, ai emigroi nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë në Belgjikë. Pas një jete në ilegalitet, filloi të punonte si përkthyes shqiptar, ndër të tjera për policinë. Përveç kësaj, ai jep kurse integruese për të ata shqiptarë që sapo kishin emigruar në Belgjikë.
Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “Një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore Moti aktual kërkon goma dimërore. Prandaj, drejtuesit e mjeteve që kanë vendosur tashmë goma verore duhet...
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër