Kosova
Shqiptarët, me të ardhurat më ulëta në Evropë
Shqiptarët rezultojnë populli me më pak të ardhura në Evropë
Referuar të dhënave nga Zyra Evropiane e Statistikave, rezulton se Shqipëria është 30 për qind poshtë mesatares së Bashkimit Evropian për vitin 2018. Ndërkohë që përmirësimi, nëse e krahasojmë më 2017, është shumë i vogël, me vetëm 1 për qind.
Nga ana tjetër, Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë edhe për nga konsumi. Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë janë Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Duhet cekur se vendet e rajonit kanë një diferencë të theksuar të të ardhurave, nëse krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, ecuria e nivelit të ardhurave dhe konsumit vijon të mbetet e modeste gjatë viteve të fundit. Institucione ndërkombëtare financiare vlerësojnë se Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera në rajon mund t’u duhen mbi 80 vjet për të arritur në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, shumë familje në Shqipëri vijojnë të jetojnë vetëm me të ardhurat që vijnë nga remitancat.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator në vend kanë hyrë 185 milionë euro remitanca.
Nëse e krahasojmë me një vit më parë, ky nivel është rritur me rreth 8 për qind. Shumë familje të veri të Shqipërisë jetojnë kryesisht vetëm me të ardhurat nga emigrantët, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?