Jeta në Zvicër
Praktika zvicerane – shumë vende të lira, pak aplikues
Shifrat në vendet e paplotësuara të praktikës tregojnë vështirësinë e përputhjes së ofertës dhe kërkesës në tregun e punës.
Këtë vit ka pasur 12,000 pozicione të paplotësuara të praktikës në Zvicër.
Modeli i praktikës në Zvicër, i cili ndihmon në përputhjen e aftësive të punëtorëve me kërkesën e punëdhënësve, është nxitës i papunësisë së ulët të Zvicrës (4.9%).
Annette Grüter, këshilltare për karrierën e të rinjve, për gazetën NZZamSonntag tha se ndjekja e rrugës për në universitet është bërë më e popullarizuar vitet e fundit, një trend që duket se nxitet nga një rritje e statusit të perceptuar të një arsimi universitar. Një rrugë më akademike gjithashtu lejon studentët të mbajnë opsionet e tyre të karrierës të hapura për më gjatë, diçka tërheqëse për gjithnjë e më shumë të rinj, shkruan albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë kjo prirje po krijon një sfidë për punëdhënësit. Nga 87,000 vendet e praktikës, të ofruara këtë vit në Zvicër, 75,000 janë mbushur, duke lënë punëdhënësit të ngecur me 12,000 vende të lira pune.
Sektorët më të goditur janë parukeria, pjekja, thertaria dhe hotelieria.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve















