Kosova
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore të DHSK-së nga zëdhënësi Michael Doyle.
Po ashtu, gjatë kësaj konferencë u tha se më 9 dhjetor trupi gjykues miratoi kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes videolidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa në çështjen Salih Mustafa, sipas zëdhënësi Doyle, Kryetarja e DHSK-së caktoi një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë: përkatësisht një nga Mustafa dhe një nga Prokuroria.
“Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit me titull: Vendim për lëshimin e një vendimi të ri dënimi për Salih Mustafën. Z. Mustafa pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë, ose t’ia kthejë panelit kompetent për vendim të ri.
Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet të dhënë nga Dhoma e Apelit si tepër të ulët dhe i kërkon panelit të Gjykatës Supreme t’ia kthejë çështjen panelit të Apelit për të caktuar një dënim të ri”, tha Doyle.
Gjatë kësaj konference u fol edhe për aktakuzat kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, akuza që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar ndaj dëshmive të dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme










