Lajme
Presheva kërkon përjashtim nga reciprociteti për prodhimet e Luginës…
Presheva, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë përjashtime për kompanitë prodhuese shqiptare të Luginës për eksportimin e mallrave të tyre në Kosovë, pas embargos së vendosur ndaj mallrave të Serbisë.
Kryetari i kësaj komune nëpërmjet një kërkese drejtuar ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka kërkuar që të bëhen përjashtime për kompanitë shqiptare nga Lugina e Preshevës.
“Kërkojmë nga Ju si ministre që të keni mirëkuptim maksimal për prodhimet tona dhe në bazë të mundësive tuaja si institucione qeveritare të bëni një përjashtim për prodhuesit tanë si që janë: FLUIDI, METAL-VM, EUROPLAST, DODA, FONTANA, etj. Gjer tani prodhuesit shqiptar të Komunës së Preshevës vazhdimisht kanë qenë të bojkotuar nga konsumatorët serb, e tani edhe nga konsumatorët e Kosovës.
Me këtë rast marrin fund prodhuesit shqiptar të komunës së Preshevës me prodhimet e tyre. Kjo rrit edhe më papunësinë në Komunën e Preshevës në shkallë më të lartë edhe ashtu të shprehur në nivelin 70% e qytetarëve të aftë për punë janë të papunësuar ”, thuhet në kërkesën e kreut të komunës së Preshevës drejtuar Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove












