Kosova

Presidenti i Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën: Arritje e vonuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo është një arritje e meritur, por e vonuar.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Qytetarët e Republikës së Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 kanë të drejtën të udhëtojnë në zonën Shengen lirshëm, pa viza.