Kosova
Presidenti takohet me Kryetaren e KQZ-së

Para pak minutash, ka nisur takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Sipas njoftimit të presidencës gjatë ditës së djeshme në këtë takim pritet që Thaçi të konsultohet me të parën e KQZ-së për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, takimi është i mbyllur për media dhe nuk dihet nëse do të ketë deklarime për media nga palët.
Gjatë ditë së djeshme, Thaçi ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Është paralajmëruar se i pari i vendit do t’i vazhdojë konsultat me partitë tjera politike në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse, shkruan KK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka...
-
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët trevjeçarë duhet të mësojnë gjermanisht në Zvicër Një në pesë fëmijë të vegjël në Zvicër flet rrallë ose fare gjermanisht. Gjithnjë e më...
-
Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë
-
Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25%
-
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë
-
Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe