Kuriozitete

Prezantohet koncepti i ri Bentley EXP 100 GT

Bentley Motors ka shënuar 100-vjetorin e themelimit.
Gjiganti i prodhimit të automjeteve ka prezantuar një koncept të ri të quajtur Bentley EXP 100 GT.
Koncepti përshkruhet si një lidhje e përsosur e teknologjisë dhe avancimit, si dhe një mishërim fizik i së ardhmes së brendit Bentley.
Makina e re është e gjatë 5.8 metra, e gjerë 2.4 metra dhe karrocerinë e ka të bërë nga alumini dhe fibra të karbonit, transmeton albinfo.ch.
EXP 100 GT peshon 1.900 kilogramë.
Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.5 sekonda dhe atë maksimale deri në 300 km/h.
Ndërsa me vetëm një mbushje të baterisë, ky koncept mund të kalojë rreth 700 kilometra dhe deri në 80 për qind kjo bateri mund të mbushet për vetëm 15 minuta.