Lajme
Prezantohet plani për qytetin në formë breshke
Befasojnë arkitektët italianë
Arkitektët italianë kanë zbuluar planet për një qytet ultramodern pluskues, në formë breshke, i cili do të kushtojë gati 8 miliardë euro për t’u ndërtuar, përcjell albinfo.ch.
Koncepti për qytetin e quajtur “Pangeos” parashikon që gjithçka aty të funksionojë përmes energjisë së siguruar nga panelet diellore. Në të do të ketë hotele, qendra tregtare edhe parqe. Qyteti lundrues parashikohet të presë 60 mijë banorë, por edhe një pistë për uljen e avionëve dhe të helikopterëve.
Qyteti i projektuar nga studio italiane “Lazzarini” është parashikuar të jetë 548 metra i gjatë dhe 609 metra i gjerë. Sipas arkitektëve, do të duhen 8 vjet për të përfunduar ndërtimin e tij dhe nëse realizohet, do të ishte qyteti më i madh lundrues në botë. Projektuesit thonë se ky mjet kaq i madh lundrues ka nevojë edhe për porte gjigante për t’u ankoruar. Në prezantimin e studios projektuese thuhet se:
“Duhet një port aq i madh sa për të lejuar këtë strukturë të jashtëzakonshme të dalë në det”.
Lazzarini thotë se emri vjen nga Pangea, superkontinenti që ka ekzistuar miliona vite më parë.
“Qyteti lëvizës është i pajisur me 9 motorë plotësisht elektrikë, që arrijnë deri në 16800 kuaj fuqi dhe marrin energji nga disa burime. Ndërkohë që mjeti lundron, krahët e mëdha do të thithin energji nga dallgët dhe do të mundësojnë që mos ketë kurrë ndërprerje. Gjithashtu, çatia do të jetë e mbushur me panele diellore që do të sigurojnë energjinë e nevojshme për ta furnizuar me energji”.
Kompania italiane thotë se ka nisur një thirrje për të gjetur investitorë, duke ofruar apartamente dhe vila në qytetin-breshkë. Momentalisht njerëzit mund të blejnë hapësirë virtuale në qytet dhe nëse projekti do të realizohet, ajo konvertohet në hapësirë reale.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













