Kuriozitete
Prezantohet vetura që funksionon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike
Kompania italiane e automobilave, “Bertone”, prezantoi supermakinën e saj më të fundit, e cila punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike.
Makina sportive quhet “Bertone GB110” dhe përdor një lëndë djegëse speciale, e cila prodhohet si pasojë e konvertimit të materialeve të polikarbonatit që zakonisht gjendet te shishet plastike në karburant të lëngshëm.
Sipas drejtuesve, makina e re është një “vepër arti” dhe me një identitet tërësisht të pakrahasueshëm me paraardhëset e saj.
Bertone GB110 do të jetë me seri të limituar dhe do të prodhohen vetëm 33 të tilla, thjesht për të shënuar 110-vjetorin e krijimit të kompanisë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Bertone u themelua në vitin 1912 nga projektuesi i automobilave Giovanni Bertone, por në vitin 2014 kompania shpalli falimentimin.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











