Kosova
Priten lehtësira doganore mes Kosovës e Shqipërisë
Ministria e Financave në Kosovë ka thënë se fillimisht këto shqetësime do të trajtohen në kuadër të grupeve punuese teknike, e më pas do të bëhen pjesë e agjendës së takimeve ndërmjet dy qeverive

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet ta trajtojnë kërkesën e banorëve të zonave kufitare që t’u krijohen lehtësira për qarkullimin e mallrave në të dy anët e shteteve.
Ministria e Financave në Kosovë ka thënë se fillimisht këto shqetësime do të trajtohen në kuadër të grupeve punuese teknike, e më pas do të bëhen pjesë e agjendës së takimeve ndërmjet dy qeverive.
“Ministria e Financave e Republikës së Kosovës në vazhdimësi është e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera të Qeverisë së Kosovës dhe institucionet e Qeverisë së Shqipërisë, të shqyrtojmë mundësitë për krijimin dhe lehtësimin e kushteve për qarkullimin e mallrave të personave dhe shërbimeve të qytetarëve të zonave ndërkufitare në të dy anët e shteteve tona. Andaj, kërkesa të tilla do të trajtohen me shumë kujdes në kuadër të grupeve punuese teknike, që me pas të barten për vendim marrje si pjesë e agjendës së takimeve ndërmjet dy qeverive tona në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave të Kosovës, raporton Tch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thotë të ketë gatishmëri edhe nga qeveria në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në rritjen e mirëqenies sociale.
Sipas ambasadorit, qeveritë mund të heqin taksën doganore për materialet ndërtimore, si dhe rritjen e kufizimit nga 300 euro në një shumë më të madhe për futjen e mallit ushqimor pa taksë.
Shkak i taksave doganore, banorët e Bashkisë së Kukësit, Hasit e Tropojës megjithëse e kanë shumë afër Prizrenin e Gjakovën, detyrohen të bëjnë qindra kilometra deri te qendrat e zhvilluara të Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?